Deputetja shkodrane Bardeli ka kundërshtuar paketën e re fiskale të qeverisë, duke e akuzuar mazhorancën se po rëndon qytetarët dhe bizneset me taksat e reja.
Përmes një reagimi kritik, Bardeli ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e qeverisë me shprehjen: “A ka besë me të pabesin?”.
Deputetja e opozitës e sheh politikën e re fiskale si një tjetër goditje për qytetarët, ndërsa pritet që masat e propozuara të vijojnë të nxisin debat mes mazhorancës dhe opozitës.

