Gjykata e Lartë në favor të Veliajt për kallëzimin ndaj “Nesti Angonit”, çështja rikthehet për shqyrtim në Tiranë

Publikuar me datë:

Gjykata e Lartë ka dhënë zgjidhje për debatin e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Tiranës në lidhje me dosjen që përfshin kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një kallëzimi të bërë nga “Nesti Angoni”.

Veliaj kishte kundërshtuar vendimin për të mos nisur procedimin penal mbi bazën e këtij kallëzimi, duke kërkuar që hetimet të vazhdojnë.

Kallëzimi, i firmosur me emrin “Nesti Angoni”, u bë shkak për nisjen e procedurave ndaj kryebashkiakut, por verifikimet e përmendura në kallëzim treguan se ky emër nuk rezulton i regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.

Pas shqyrtimit të materialeve, Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë përcaktoi se është Gjykata e Tiranës ajo që ka juridiksion për të shqyrtuar ankimin e paraqitur nga Veliaj.

Si rrjedhojë, Gjykata e Tiranës do të marrë në shqyrtim ankimimin e kryebashkiakut në lidhje me mosfillimin e procedimit penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related