Vrasja që tronditi Kosovën! Kurti: Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë, 54 orë afat që të sjellin raport për rastin

Publikuar me datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë që brenda 54 orëve të dorëzojnë një raport të plotë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Deklaratën e bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Kurti theksoi se është e nevojshme të shqyrtohet funksionimi i institucioneve dhe të identifikohen mangësitë që mund të kenë ndikuar në këtë rast. Ai kërkoi që raporti të përfshijë jo vetëm rrethanat e ngjarjes, por edhe përgjegjësitë e mundshme të hallkave institucionale.

Kreu i qeverisë ngriti gjithashtu shqetësimin për rastet e tjera të dhunës ndaj grave në Kosovë, duke vënë në dukje se shumë prej tyre vazhdojnë të përballen me kërcënime edhe pas raportimit të dhunës.

Sipas tij, nevojitet një analizë më e gjerë për të kuptuar se si po trajtohen këto raste dhe ku duhet të ndërhyjnë institucionet për të garantuar sigurinë e viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makina përplas biçikletën në Berat, ndërron jetë 63-vjeçari. Plagoset dhe një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e...

U arrestuan gjatë protestës, gjykata liron 12 protestues

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...