Sidorela Vatnikaj: Dhuna ndaj të rinjve ishte makabre! Aktivistja njofton protestën e nesërme para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshim drejt…

Publikuar me datë:

Sidorela Vatnikaj, një nga aktivistet e njohura, ka bërë të ditur se protesta kundër qeverisë ka arritur në ditën e saj të 149-të, ndërkohë që lajmëroi për mbajtjen e një tjetër tubimi të planifikuar për nesër.

Gjatë deklaratës së saj, Vatnikaj shprehu kritika ndaj mënyrës së ndërhyrjes nga policia në protestat e fundit, duke theksuar shqetësimin se të njëjtat skena mund të përsëriten gjatë ditëve në vazhdim.

Sipas saj, protestuesit kanë parashikuar të mblidhen të enjten në orën 13:00 përpara godinave të fakulteteve, nga ku do të nisin marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

“Jemi në ditën e 149 të protestës dhe duke parë edhe terrorin e ditëve të fundit, besoj se njerëzit kanë zgjedhur këtë mënyrë apo këtë pauzë. Nesër kanë thirrur një grumbullim para Fakulteteve në orën 13:00 për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit. Ditët e fundit ka qenë një dhunë makabër e ushtruar drejt të rinjve dhe nuk na jep besueshmëri se nuk do veprojë njësoj në ditët në vijim”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related