Kategoria Superiore Vajza/ Java e 4-t, fitojnë Apolonia, Vllaznia, Teuta dhe Partizani

Publikuar me datë:

Është mbyllur java e katërt e kampionatit të Kategorisë Superiore Vajza 2026/2027, me Apoloninë që kryeson renditjen me 12 pikë pas fitores 5-1 ndaj Egnatias. Kjo është fitorja e katërt radhazi për fieraket, të cilat vijojnë me një fillim pozitiv të sezonit.

Në ndeshjet e tjera të javës, Partizani fitoi 8-0 ndaj Atletik Klub, ndërsa Teuta triumfoi 14-0 në transfertë kundër Kinostudios. Fitoren më të thellë e regjistroi Vllaznia, që mposhti Lushnjën me rezultatin 18-0.

Pas katër javëve të para, Apolonia kryeson me 12 pikë, e ndjekur nga Vllaznia, Teuta dhe Egnatia, të cilat kanë grumbulluar nga 9 pikë. Partizani renditet në vendin e pestë me 6 pikë, ndërsa Atletik Klub ka 3 pikë, Kinostudio dhe Lushnja mbyllin renditjen me 0 pikë.

Rezultat e javës së 4-t:

Egnatia 1–5 Apolonia

Partizani 8–0 Atletik Klub

Kinostudio 0–14 Teuta

Lushnja 0–18 Vllaznia

Apolonia – 12 pikë
Vllaznia – 9 pikë
Teuta – 9 pikë
Egnatia – 9 pikë
Partizani – 6 pikë
Atletik Klub – 3 pikë
Kinostudio – 0 pikë
Lushnja – 0 pikë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related