Komedia e maskave përmbyll festivalin teatror “Gjegju Fest” në Shkodër

Publikuar me datë:

Me shfaqjen e komedisë “Fshati ku të vjedhin burrin” në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës, u finalizua edicioni i dytë i festivalit teatror “Gjegju Fest”. Interpretimi i kësaj vepre i qëndroi besnik traditës së komedisë popullore, ku në qendër të skenës u vendosën maskat, gjuha e trupit dhe gjestet, të cilat luajtën një rol thelbësor në përcjelljen e humorit.

Regjisori dhe autori i tekstit, Armand Bora, vuri në dukje se shfaqja i përket teatrit të maskave, një zhanër ku komunikimi joverbal dhe veprimi skenik marrin përparësi, duke e kthyer trupin dhe shprehjen fizike në bazë të artit interpretues.

Gerti Palali, drejtues i teatrit “Migjeni”, theksoi se krijimi i hapësirave të reja për artistët e rinj dhe angazhimi i tyre në jetën kulturore të qytetit mbetet një synim i rëndësishëm. Ai nënvizhoi vlerën që kanë festivale të tilla për promovimin e talenteve të reja dhe për zhvillimin e krijimtarisë breznore.

Gjatë gjashtë netëve të festivalit “Gjegju Fest”, publiku i Shkodrës ndoqi gjashtë shfaqje të ndryshme teatrale, të cilat u vendosën fillimisht në skenën e teatrit “Migjeni” dhe, në mbyllje, në hapësirat e Muzeut Historik të Shkodrës. Ky edicion i dytë solli interpretime të shumëllojshme dhe forma të reja skenike, duke hapur një tjetër mundësi për bashkëpunim dhe kontakt mes artistëve dhe artdashësve të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related