Tensione para selisë së PS-së, protestuesit hedhin mjete piroteknike, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome, një person kërkon ndihmë mjekësore

Publikuar me datë:

Pranë selisë së Partisë Socialiste, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të godinës.

Një turmë e madhe protestuesish vazhdon të qëndrojë para selisë së PS, pa u stepur as nga ndërhyrja e dhunshme e forcave të rendit.

Për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Sipas raportimeve, një person ka pësuar keqësim të gjendjes shëndetësore pasi është goditur nga një plumb gome i policisë dhe ka marrë ndihmën e parë nga vetë protestuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related