“Përjashtimi i Salianjit nga gara, gabim politik i Berishës”- shpërthen Lubonja

Publikuar me datë:

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, duke u ndalur te gara për kryetarin e forcës politike, në kontekstin kur çdo kandidat përveç Sali Berishës është përjashtuar nga konkurrimi.

Lubonja u shpreh se PD duhet të punonte për të bashkuar frontin opozitar, ndërsa theksoi se figura e Berishës mbetet si pengesë për këtë qëllim, për shkak edhe të perceptimit ndaj tij.

Sa i përket garës, Lubonja deklaroi se Berisha bëri një gabim politik duke mos lejuar Ervin Salianjin në garën për kreun e PD.

Sipas tij, gjëja normale do të ishte zhvillimi i garës dhe më pas, pavarësisht rezultatit të vijonte kontributi në parti i pjesëmarrëseve.

“Sipas meje, PD me në krye Berishën duhet të punonte në mënyrë të hapur për të bashkuar frontin opozitar. Berisha dihet që është pengesë erdhe prej perceptimit që është për të. Është gabim politik i Berishës që një figurë si Salianji nuk e futi në garë.

Nuk mendoj se Berisha rrezikohej në zgjedhje. Berisha duhet të kishte pranuar garën, nuk e pranoi. Gjëja normale do të ishte gara, Salianji më pas mund të kontribuonte në parti e të garonte më vonë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...