Grupi i tifozëve Ultras Guerrils ka bërë të ditur se do të ndërpresë pjesëmarrjen në stadiume, duke deklaruar se nuk do të shfaqet në sfidat e ardhshme.
Në një njoftim zyrtar, Ultras Guerrils ka theksuar se kjo masë vjen si përgjigje ndaj situatës së fundit, të krijuar nga protestat dhe akuzat për ushtrim dhune nga ana e policisë mbi studentë, pedagogë dhe qytetarë.
Tifozët e Partizanit nënvizojnë se qëndrimi i strukturave të rendit ndaj protestuesve është një realitet me të cilin ata deklarojnë se janë përballur edhe gjatë ndeshjeve. Sipas tyre, presioni dhe veprimet e njëanshme ndaj grupeve të tifozëve janë shndërruar në praktikë të përsëritur në stadiume.

