Pasi policia ndërhyri me forcë duke përdorur plumba gome për të shpërndarë turmën, protestuesit janë larguar dhe janë shpërndarë nëpër rrugët e Tiranës.
Në zonën e “Myslim Shyrit”, forcat e rendit kanë ndjekur protestuesit në mënyrë të vazhdueshme.
Një grup të rinjsh ka ndezur zjarr në kosha mbeturinash në këtë lagje.
Aktualisht, protestuesit janë shpërndarë në pika të ndryshme të kryeqytetit.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës si dhe plumba gome, pavarësisht pranisë së familjeve dhe fëmijëve në tubim.
Situata është tensionuar, teksa protestuesit, të indinjuar, kanë filluar të godasin me gurë drejt policisë.

