Policia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë tërhiqen tek Parku Rinia

Publikuar me datë:

Policia ka ndërhyrë me forcë kundër protestuesve.

Forcat e rendit kanë vendosur autobotët menjëherë në terren, duke mos i lënë qytetarët të afrohen dhe të grumbullohen përpara Kryeministrisë.

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me kimikate është shënuar ndaj protestuesve. Përveç kësaj, policia ka përdorur edhe plumba gome ndaj turmës.

Pjesa më e madhe e të rinjve protestues janë spostuar drejt Parkut Rinia, duke refuzuar të tërhiqen nga protesta.

Protestuesit po përpiqen të rigrupohen, ndërsa policia vazhdon me ndërhyrje të ashpra ndaj qytetarëve.

Për shkak të ujit me presion të lartë, kamerat e grupit të xhirimit të News24 janë dëmtuar, ndaj pamjet e fundit po transmetohen përmes celularëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related