Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit, AIRBNB çon qiratë në qiell

Publikuar me datë:

Shqipëria po fillon të ndjejë efektet e para negative të turizmit teksa dhënia e pronave me qira afatshkurtër është duke rritur koston e strehimit për ata që nuk kanë një banesë të tyren.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se qiratë e banesave ishin në prill të këtij viti, 7.1 për qind më të larta se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. 

Sipas Instat, shtrenjtimi i qirave është një nga komponentët kryesorë që po ndikon rritjen e inflacionit në vend. 

Rritja e shpejtë e qirave është e lidhur me tkurrjen e ofertës në treg për shkak se një numër gjithmonë e më i lartë pronash, të cilat destinoheshin për tregun e qirave tashmë listohen në AirBNB për t’u dhënë me qira afatshkurtër.

Tkurrja e ofertës e ka zhvendosur për lart kurbën e çmimit, teksa familjet të cilat nuk kanë në pronësi banesa e kanë gjithmonë e më të vështirë të përballojnë koston e qirasë. 

Trendi rritës i çmimit të qirave nuk pritet të ndalet as në muajit në vijim, duke reflektuar edhe efektin sezonal prej turizmit, edhe pse sipas agjentëve të tregut kërkesa për apartamente me qira edhe të kushtueshme po udhëhiqet nga kryeqyteti.

Ky është një fenomen, i cili ka prekur masivisht shumë vende të cilat kanë turizëm masiv. Qeveritë në shumë prej këtyre vendeve, si Spanjë, Itali apo dhe Greqi janë duke ndërhyrë me masa agresive duke kufizuar dhënien e pronave me qira afatshkurtra për t’u përballur me krizën e strehimit.

Madje në shumë qytete qytetarët kanë protestuar kundër turistëve të huaj, të cilët jo vetëm që e bëjnë më të papërballueshëm strehimin e vendasve, por rrisin kostot jetesës në të gjithë spektrin e tyre, përfshirë produktet bazike./kapitali

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...