U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron protestuesin

Publikuar me datë:

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Franko Dopi, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Dopi, i arrestuar në flagrancë, është nën hetim për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Prokuroria kishte kërkuar vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe dëgjimit të konkluzioneve të palëve, gjykata pranoi kërkesën, duke urdhëruar Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e vendimit.

Në vendimin e marrë këtë të shtunë, më 24 tetor, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë, por urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet për shkak të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

Policia e gjitha në terren në protestën e sotme....

Dorëheqjet/ Karakaçi-drejtorëve në Shkodër: Do largohet kush ka qëndruar gjatë

Drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër Enea Karakaçi,...