Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh që përcjell shpresë dhe këmbëngulje. “Mbrëmje të qetë dhe mos harroni, s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”, shkruan ajo në Facebook, duke bërë me dije se faqja e saj është rikthyer dhe se komunikimi me ndjekësit mund të vijojë normalisht.
Postimi vjen pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, ku gjatë seancës plenare të së enjtes, mes tensioneve dhe protestave të opozitës, Spiropali u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

