Anna Strolenberg rrëzon pretendimin e Ramës për protestuesit: “Nuk do t’ju ndalohet hyrja në BE, është e pavërtetë!”

Publikuar me datë:

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj njoftimeve që, sipas saj, u janë bërë qytetarëve shqiptarë për pjesëmarrjen në protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë publike, Strolenberg mohoi kategorikisht pretendimet se pjesëmarrësve në protesta mund t’u ndalohet udhëtimi në vendet e Bashkimit Evropian, duke i quajtur këto informacione të pavërteta.

Ajo sqaroi se ishte njohur me paralajmërimet që i atribuohen kryeministrit Rama për pasoja të mundshme ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta, veçanërisht sa i përket lëvizjes së tyre drejt BE-së.

“Më është thënë se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i RREMË!”, deklaroi Strolenberg.

Eurodeputetja i nxiti qytetarët të mos shqetësohen nga këto paralajmërime, duke i ftuar të mos heqin dorë nga e drejta e tyre për tubim paqësor.

“Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për tubim paqësor. E di që këto janë kohë të vështira dhe shqetësuese. Ruani veten!”, përfundoi eurodeputetja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related