Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, u ka bërë thirrje qytetarëve shkodranë që t’i bashkohen protestës kombëtare të studentëve, e cila do të mbahet nesër, më 24 tetor, në orën 12:00.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çylybyli shprehet se Shkodra dhe demokratët janë në mbështetje të studentëve, të cilët po protestojnë për të drejtat, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre.
Ai thekson se kërkesa e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme, ndërsa u bën thirrje shkodranëve të bashkohen në protestën e së shtunës në Tiranë.
“Zëri i studentëve është zëri i së ardhmes! Shkodra është me studentët!”, shkruan Çylybyli në reagimin e tij.

