Rita Ndoçi me akuza të forta ndaj Ramës: “Karma qenka kokrra e biçit! Rinia nuk pranon të pushtohet nga askush”

Publikuar me datë:

Statusi i Rita Ndocit:

Si të erdhi dita mor Ed….gjithka u kthekërka në këtë jetë. Karma qënka kokrra e biçit. A të kujtohet si ishe në tetor 1989? A të kujtohet si “përpëliteshe për studentët e tu, pra ne” për të na mbrojtur? Po përse çuditesh mbas 37 vjetëve që petagogët janë në krah të studentëve dhe solidarizohen me to? Ti kërkon ti ndëshkosh studentët dhe të kenë në dëshminë e penalitetit njolla se janë ngritur kundër teje dhe qeverisë tënde qesharake? Marre, marre.

A të kujtohen debatet në vitin 1989, 1990 me të “mëdhenjtë e asaj kohe” për të përmirësuar jetën tek studentët? Të njëjtat tema janë sot. Po ti i paske pas rrena me qëllim që……

Po ti paske qënë kali i Trojës i Perestrojkës more?!? Po ti ktheve të gjithë brezin e ri të familjeve të nomenklaturës komuniste.!!! Për Zoten duhet me të ardh marre se si je shpërfytyru nga karakteri ( në e paç pasë ndonjë jerë) që nga 1989. Pu çpaske qënë.!!!!

Ne e dinim që kishe “Kartelë”, por asaj kohe ishte e kollajtë të nxirrje një të tillë, se ishte për mbrojtje nëse do të të hante  goja të flisje kundër sistemit konunist, po të kishe kartelë nga psiqiatri nuk ndëshkoheshe penalisht, duke qënë se je i papërgjegjshëm për veprimet që bëje.

Poooor siç duket me sjelljet tuaja 28 vjeçare nëpër pushtet ajo kartelë paskërka qënë e vërtetë me diagnozën. Ik më mirë para se të të heqin. Kjo rini nuk duron pushtnim nga askush, e nga ti absolutisht jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related