“Eja, merre zemrën rozë!”/ 30 raste të reja me kancer gjiri gjatë vitit 2026 në Shkodër

Publikuar me datë:

Aktiviteti sensibilizues “Eja, merre zemrën rozë!” u organizua në Shkodër në kuadër të Tetorit Rozë, në ditën kombëtare të “depistimit të kancerit të gjirit”. Eventi synoi të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Të dhënat zyrtare për këtë vit tregojnë se në Shqipëri janë regjistruar mbi 800 raste të reja me kancer gjiri, ku 19 prej tyre i përkasin meshkujve. Për vitin 2026, në Shkodër janë raportuar 30 raste të reja. Onkologja Ana Xhuveli theksoi se gratë e reja janë më të predispozuara të kryejnë vizitat e nevojshme, ndërsa mungesa e gatishmërisë vërehet kryesisht te personat mbi 70 vjeç.

Zonjat kanë mundësinë të kryejnë ekzaminimet imazherike çdo ditë të vitit, duke u dhënë atyre shansin të bëjnë kontrolle të rregullta, pasi diagnostikimi i hershëm luan rol jetik në shpëtimin e jetës.

Gjatë këtij tubimi u përcoll një mesazh i unifikuar ndërgjegjësimi për gratë dhe vajzat, duke u kujtuar se kujdesi ndaj vetes është një akt dashurie për jetën dhe se kontrolli i hershëm mund t’i shpëtojë jetën çdo gruaje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...