Benet Beci forcon sektin e tij në Shkodër!

Publikuar me datë:

Beci vazhdon të shtrijë ndikimin e tij në institucionet e Shkodrës, duke i kthyer postet publike në një mekanizëm ku besnikëria ndaj kryebashkiakut duket se vlen më shumë se aftësia profesionale. Emërimi i Rubin Borshit në krye të Postës Shqiptare në Shkodër është rasti më i fundit që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po menaxhohet administrata publike në qytet nga një bandë hajdutësh.

Në nëntor të vitit 2025, Kejsi Spahija u prezantua si drejtoresha e re e filialit të Postës Shqiptare në Shkodër, por qëndrimi i saj në këtë detyrë zgjati më pak se një vit. Tashmë, vendin e saj e merr Rubin Borshi, i konsideruar si bashkëpunëtor dhe njeri i besuar i Becit.

Por pyetja është e thjeshtë: A po drejtohen institucionet publike nga profesionistët më të mirë, apo po shpërblehen njerëzit e bindur ndaj kryebashkiakut? Cilat janë kriteret e këtij emërimi? Çfarë eksperience ka kandidati në drejtim dhe administrim? Dhe, mbi të gjitha, a pati një garë reale ku të gjithë kandidatët të kishin mundësi të barabarta?

Shkodra nuk është pronë private e binomit Benet Beci dhe Ermira Teliti. Posta nuk është shpërblim politik, Bashkia nuk është zyrë punësimi për njerëzit e besuar dhe institucionet publike nuk janë pronë e një grupi që vendos kush ngjitet e kush largohet.

Në Shkodër po krijohet gjithnjë e më shumë përshtypja e një sistemi ku besnikëria ndaj kësaj dysheje që kontrollon gjithçka, është karta më e vlefshme për të siguruar një post. Nga drejtuesit e institucioneve deri te vendet e zakonshme të punës, çdo emërim që nuk shoqërohet me transparencë ushqen dyshimin se konkurrenca po zëvendësohet nga lidhjet, klientelizmi dhe bindja politike.

Problemi shkon përtej emrave dhe posteve drejtuese. Problemi është modeli që po instalohet: një model ku njerëzit që kanë përgatitjen, arsimin dhe eksperiencën e duhur rrezikojnë të mbeten jashtë loje, nëse nuk kanë lidhjet e duhura.

Punësimet familjare dhe përfitimet brenda administratës e bëjnë edhe më të domosdoshëm kontrollin e kritereve dhe transparencën. Në këtë kontekst është përmendur edhe Grisela Dama, drejtoreshë juridike, që gjithashtu paguhet edhe si këshilltare e Becit.

Po ashtu, është flagrant edhe punësimi i vajzës së Etrit Becit në zyrën e financës së fakultetit, menjëherë sapo në Universitet vuri këmbë i besuari i kryetarit, Mark Molla.

Ndërkohë, mijëra të rinj, studentë dhe profesionistë në Shkodër presin me vite një mundësi punësimi. Përgatiten, diplomohen, fitojnë eksperiencë dhe konkurrojnë, por sa reale është gara kur përballë tyre mund të kenë njerëz që konsiderohen të afërt me pushtetin?

Sa prej tyre kanë humbur mundësinë për një vend pune sepse nuk kanë njohjet e duhura? Sa vende pune janë shpallur me kritere të qarta dhe sa emërime janë shoqëruar me procedura transparente? Këto nuk janë pyetje për t’u shmangur, por përgjegjësi që institucionet duhet t’i sqarojnë.

Një institucion publik nuk mund të funksionojë si degë e një sekti politik. Ai duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo interesave të një grupi. Kur besnikëria kthehet në kriter dhe konkurrenca në fasadë, humbet jo vetëm kandidati që mbetet jashtë, por i gjithë qyteti.

Benet Beci duhet t’u përgjigjet qytetarëve: Mbi çfarë kriteresh po bëhen emërimet? Ku janë garat e hapura? Ku janë procedurat transparente? Dhe kush mban përgjegjësi kur aftësia profesionale lihet në plan të dytë?

Shkodra nuk ka nevojë për një administratë ushtarësh besnikë të një subjekti të SPAK-ut. Ka nevojë për profesionistë, meritokraci dhe mundësi të barabarta. Institucionet publike nuk janë plaçkë politike dhe vendet e punës nuk janë shpërblime për besnikët e pushtettit të Becit, që në vend të pakësohet, po rritet çdo ditë përpara paaftësisë drejtuese të Enea Karakaçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...