Hapësira kulturore Art House në Shkodër ka shprehur solidaritet me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kundërshtuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke ngritur shqetësimin për respektimin e vlerave demokratike.
Në reagimin e saj, Art House thekson se arti nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj zhvillimeve shoqërore, por të jetë një zë që nxit mendimin kritik dhe lirinë e shprehjes.
Institucioni kulturor u ka shprehur mbështetjen studentëve, të rinjve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim, duke theksuar se kultura ka përgjegjësinë të qëndrojë pranë tyre. Art House bën të ditur gjithashtu se do të vijojë të krijojë hapësira për dialog, debat dhe mendim të lirë.

