Turisti lëndohet nga bomba tymuese e policisë, protestuesit i vijnë në ndihmë dhe i japin ndihmën e parë

Publikuar me datë:

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në qendrën e Tiranës gjatë përplasjes midis policisë dhe protestuesve, ku si pasojë është plagosur edhe një turist i huaj.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, turisti ka pësuar lëndime pasi është qëlluar drejtpërdrejt në pjesën e pasme të këmbës së majtë nga një bombë tymuese, e cila është hedhur nga forcat e rendit gjatë operacionit për shpërndarjen e protestuesve në Sheshin “Skënderbej”.

Turisti ka marrë një goditje të drejtpërdrejtë dhe ka pësuar dëmtime në këmbë si pasojë e kësaj ngjarjeje.

Protestuesit dhe qytetarë të pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë menjëherë, duke u afruar për të trajtuar plagën dhe për ta larguar nga zona e mbuluar nga tymi dhe gazi lotsjellës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related