Tensionet zhvendosen në rrugët e Tiranës, policia ndjek protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion pranë qendrës së qytetit

Publikuar me datë:

Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë grupet e protestuesve që lëviznin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas raportimeve nga terreni, efektivët e policisë kanë ndjekur grupet e të rinjve në disa nga zonat më të populluara të Tiranës, përfshirë zonën e Pazarit të Ri, rrugët përreth qendrës dhe pranë 9-Katësheve.

Në këto akse po ushtrohen kontrolle ndaj personave të dyshuar si pjesëmarrës në protestë, ndërsa situata në rrugët dytësore mbetet e tensionuar me prani të shtuar të patrullave policore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related