A rrezikon shkarkimin nga Milani? Igli Tare: Duhet të marrim përgjegjësitë tona

Publikuar me datë:

Kriza te Milani po thellohet gjithnjë e më shumë. Humbja e radhës në Serie A, kësaj here ndaj Atalantës, ka tronditur ambientin kuqezi dhe tashmë vendi në Ligën e Kampionëve është seriozisht në rrezik.

Pas disfatës, drejtori sportiv Igli Tare dhe trajneri Massimiliano Allegri dolën para medieve me tone të ashpra dhe mjaft shqetësuese për situatën e skuadrës.

Tare zbuloi se klubi po mendon masa drastike për të zgjuar ekipin para sfidave vendimtare të sezonit.

“E analizova ndeshjen me trajnerin pas minutës së 90-të. Duhet të mbetemi të përqendruar në dy ndeshjet e fundit. Reagimi në dhomën e zhveshjes ishte i duhuri, tani duhet të kalojmë nga fjalët në veprime. Ndoshta do të shkojmë në tërheqje disa ditë para Genoas”, deklaroi shqiptari.

“E ardhmja ime? Askush nuk më ka thënë asgjë… Tani është thelbësore të ruajmë qetësinë dhe të pranojmë kritikat, të cilat janë më se të justifikuara. Duhet të reagojmë menjëherë”, theksoi Tare.

Ai nuk i kurseu kritikat ndaj skuadrës, duke pranuar se Milani nuk po shfaq karakterin dhe tensionin e duhur në momentin më delikat të sezonit.

“Mungonte tensioni i duhur. Duhet të marrim përgjegjësitë tona. Tifozët meritojnë një ekip tjetër”, shtoi Tare.

I pyetur për të ardhmen e tij dhe mundësinë e një shkarkimi, drejtori sportiv u shpreh se nuk ka marrë asnjë sinjal negativ nga klubi.

Nga ana tjetër, Allegri pranoi hapur se objektivi Champions nuk është më i sigurt.

“A është Liga e Kampionëve në rrezik? Gjithmonë kam thënë se nuk ishte një bast i sigurt…”, deklaroi tekniku italian.

Me Romën që ka arritur Milanin në renditje dhe Juventusin që është ngjitur në vendin e tretë, presioni në “San Siro” tashmë është maksimal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...

Këshilla si të qëndroni të sigurt në ujërat e hapura

Ndërsa pushimet verore po fillojnë, një zhytje në liqenin,...