PD Shkodër akuzon qeverinë për ndërhyrje politike në polici: Rama duhet të japë dorëheqjen

Publikuar me datë:

Partia Demokratike, dega Shkodër, ka reaguar për ndërhyrjet e policisë gjatë protestave në Tiranë, duke dënuar dhunën e pretenduar ndaj të rinjve dhe të miturve që kanë marrë pjesë në tubime.

Në një deklaratë publike, demokratët pretendojnë se Policia e Shtetit po përdoret për interesa politike dhe se veprimet e saj po kufizojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Sipas PD Shkodër, uniformat blu duhet të garantojnë rendin dhe sigurinë në mënyrë të paanshme, pa u vënë në shërbim të interesave të pushtetit. Partia shpreh gjithashtu mbështetjen për studentët dhe të rinjtë që po protestojnë kundër qeverisë.

Demokratët e lidhin pakënaqësinë qytetare me problemet e korrupsionit, varfërisë dhe largimit të shqiptarëve nga vendi, duke e cilësuar situatën si një krizë të besimit te qeverisja.

Në përfundim, PD Shkodër kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën e konsideron si rrugën për zgjidhjen e krizës politike.

“Dhuna nuk mund të mposhtë forcën dhe qëndresën e qytetarëve! Dorëheqja është rruga e vetme e zgjidhjes së krizës”, thuhet në deklaratën e demokratëve të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related