Protestuesit janë grumbulluar pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë.
Situata në këtë zonë është përshkallëzuar, duke u kthyer në një arenë të tensionuar ku janë shënuar edhe zjarrvënie.
Protestuesit kanë ndezur flakë në ambientet e Komisariatit numër 3 të kryeqytetit.
Forcat policore kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të vënë nën kontroll zjarrin.
Pas ndërhyrjes, flakët janë shuar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu edhe shërbimet zjarrfikëse.

