Pamje tronditëse nga protesta, qytetari dhunohet nga policia dhe mbetet i gja*osur në tokë

Publikuar me datë:

Qendra e Tiranës është kthyer sot, më 18 tetor, në një skenë të tensionuar për shkak të protestës që po zhvillohet aty.

Në mes të përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit, janë shënuar edhe incidente të rënda.

Një prej qytetarëve është plagosur pasi është goditur nga policia. Ai është parë me shenja gjaku.

I lënduari deklaroi: “Nuk kam lidhje me protestën dhe jam rrahur nga policia. Po shikoja punët e mia”.

Ndërkohë, policia ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme gaz lotsjellës si mjet për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Pavarësisht masave të marra, protestuesit vijojnë të qëndrojnë dhe të tregojnë rezistencë të fortë përballë forcave të rendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related