Kush e dhunoi ish-kryetarin e PD-së në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Publikuar me datë:

Policia e Lezhë ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën “Mamurras–Laç”, pranë kryqëzimit të Sanxhakut, ku ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative Dajç, në Zadrimë, Sokol Toma u dhunua nga disa persona.

Sipas njoftimit zyrtar, 53-vjeçari është goditur me sende të forta nga disa persona, duke pësuar dëmtime në trup.

Policia thotë se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se:

Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar, autori në kërkim

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve...

Përplaset nga makina në Lezhë, shoferi largohet nga vendi i aksidentit

Një i ri ka mbetur i plagosur pasi është...

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Prezë-Vorë, humb jetën 60-vjeçari, po shkonte në punë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin...