Vau i Dejës, Panairi i Punës dhe Karrierës krijon ura lidhëse mes të rinjve dhe bizneseve

Publikuar me datë:

Pedonalja e Bashkisë Vau i Dejës mirëpriti Panairin e Punës dhe Karrierës, një aktivitet që synon të afrojë punëkërkuesit me bizneset dhe institucionet që ofrojnë mundësi punësimi.

Nisma u organizua nga Këshilli i Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Vau i Dejës, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, u shpreh se panairi synon të krijojë më shumë mundësi për punësim dhe orientim profesional, duke u dhënë të rinjve mundësinë të njihen me ofertat konkrete të tregut të punës.

Edmond Ndou – Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësi të komunikonin drejtpërdrejt me përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve, të informoheshin mbi vendet e lira të punës dhe të njiheshin me aftësitë që kërkohen në tregun aktual.

Në aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, prefektja e Shkodrës, Holta Duda, rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Blerta Dragusha, si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Julian Jana.

Panairi i Punës dhe Karrierës synon të nxisë bashkëpunimin mes institucioneve arsimore, bizneseve dhe punëkërkuesve, duke krijuar më shumë mundësi për integrimin e të rinjve në tregun e punës dhe zhvillimin e tyre profesional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Erjon Vishkulli, u plagos me plumb gome nga policia, i nënshtrohet me sukses operacionit në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale...

Bardeli kundër paketës së re fiskale: “A ka besë me të pabesin?”

Deputetja shkodrane Bardeli ka kundërshtuar paketën e re fiskale...