Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka komentuar për situatën e fundit të protestave në Shqipëri, duke bërë të ditur se 156 shtetas shqiptarë janë lënduar gjatë këtyre ngjarjeve.
Ai bëri me dije se mes të plagosurve janë 97 efektivë të policisë dhe 45 protestues.
Ministri uroi shërim të shpejtë për të gjithë të dëmtuarit dhe theksoi se nuk beson “se ndonjë prind ndihet i lumtur kur sheh fëmijët e tij me gurë në duar”.
Sipas Demës, “përdorimi i të miturve në veprime të theksuara politike, sidomos vënia e tyre në rrezik për shkak të luftës për pushtet, përbën një akt të ulët që nuk duhet të kalojë pa u vënë re dhe pa u përçmuar nga shoqëria shqiptare”.
Reagimi i Ministrit Demo:
Të dashur qytetarë,
nga vala e dhunës që ka përfshirë kryeqytetin në katër ditët e shkuara,
janë lënduar 156 qytetarë shqiptarë. 97 efektivë policie, të cilët gjatë kryerjes së detyrës kanë të njëjtat dëshira si të gjithë ne: të jetojnë në paqe dhe të kthehen në mbrëmje pranë familjeve të tyre.
45 prej tyre janë protestues, të cilët kanë aspiratat e tyre të ligjshme për të ardhmen, si për veten ashtu edhe për familjet, si dhe 12 qytetarë të rastësishëm që mund të kenë qenë rrugës për në shtëpi ose për në punë.
Të gjithë të lënduarve, u uroj shërim të shpejtë. Dua gjithashtu të kujtoj se kemi arsye më të mëdha për të bashkëpunuar dhe punuar për të mirën e vendit, sesa të përplasemi për interesa të atyre që “gështenjat e zjarrit të luftës politike kërkon t’i nxjerrë me duart e të tjerëve të verbuar nga urrejtja dhe flakët e ndasisë”.
Një fjali nga një mjek i Spitalit të Traumës më ka mbetur në mendje: “Kur vijnë këtu të gjithë janë të humbur, asnjë s’ka fituar.”
Mes të plagosurve ndodhen edhe 4 të mitur, çka më shtyn të ndalem pikërisht këtu. Nuk mund të besoj se ndonjë prind në Shqipëri, pa marrë parasysh bindjet politike, mund të gëzohet kur sheh fëmijën e tij të mitur me gurë ose sende të tjera në duar, duke sulmuar punonjës policie, duke shkatërruar xhama institucionesh publike, semaforë, sinjalistikë, apo duke dëmtuar pronën publike e private.
Përdorimi i të miturve në veprime të thelluara politike dhe vënia në rrezik e jetëve të tyre për pushtet është një neveri që nuk duhet të injorohet nga shoqëria shqiptare.
Kam këshilluar gjithmonë forcat e policisë që të kenë kujdes të veçantë me të miturit. Por, dua t’i bëj një thirrje të fortë prindërve: Ju lutem, me dorë në zemër, mos lejoni që fëmijët tuaj të bëhen instrument në luftën për pushtet të atyre që nuk njohin asnjë kufi moral apo njerëzor!
Prandaj, kur themi se dhuna nuk lidhet me studentët, nuk flasim për të bërë retorikë. Refuzojmë të identifikojmë studentët me ata që zgjedhin rrugën e dhunshme. Numri i studentëve të arrestuar ose proceduar për vepra të dhunshme është jashtëzakonisht i vogël, dhe jam i bindur se ata nuk kanë asnjë lidhje me skenarin politik të dhunës.
Mund të kemi mospërputhje në opinione dhe qëndrime, por nuk mund të mohohet një fakt i rëndësishëm për këdo që respekton të vërtetën: Kjo është një përpjekje e fshehur e atyre që duan të marrin pushtetin me dhunë, pa kursyer as të miturit, as bizneset private, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me përplasjet e tyre. Ky është një përpjekje për të penguar rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe për të kthyer vendin drejt së kaluarës, larg tryezës së negociatave me BE-në.
Dua të garantoj se nuk do t’ia dalin! Shqipëria ka nisur rrugën e saj drejt destinacionit europian, dhe asgjë nuk do të ndalë zhvillimin e vendit tonë!

