Imazhe të rënda kanë dalë në qarkullim, duke hedhur dritë mbi trajtimin e të miturve dhe të rinjve të ndaluar apo të arrestuar gjatë protestave të fundit në kryeqytet.
Fotografitë e realizuara brenda një komisariati policie zbulojnë kushte jashtëzakonisht të vështira për të ndaluarit. Të rinj, përfshirë adoleshentë, janë mbledhur në një dhomë të vetme, ku mungon plotësisht hapësira minimale për lëvizje.
Në pamje, të ndaluarit duken teksa shtrihen në dysheme, pa asnjë mjet bazik higjienik ose ambient të përshtatshëm për pushim – një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe e standardeve të trajtimit të të ndaluarve, veçanërisht kur bëhet fjalë për të mitur.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë ngritur alarmin për shtimin e shoqërimeve dhe raportimet për dhunë policore ndaj adoleshentëve.
