Studentët rezidentë në Qytetin Studenti në Tiranë kanë denoncuar një incident të rëndë dhe të dyshimtë, pasi një grup personash të panjohur kanë sulmuar një nga godinat e konviktit.
Në një denoncim të dërguar redaksisë së BalkanWeb nga një prej studentëve që jeton në godinën e prekur, bëhet e ditur se autorët kanë mbërritur papritur dhe kanë filluar të godasin xhamat e ndërtesës me objekte të forta.
“Erdhën papritur, nuk janë protestues. Ata thyen xhamat dhe më pas u dëgjuan ulërima,” denoncoi studenti për BalkanWeb.
Nuk ka raportime për të plagosur si pasojë e këtij sulmi, megjithatë incidenti ka shkaktuar pasiguri dhe frikë të thellë mes studentëve që ndodheshin brenda godinës. Dyshimet për motive provokimi janë shtuar gjatë kësaj nate të tensionuar në kryeqytet.
