Ulërima dhe panik në rrugë/ Persona civilë, pa shenja identifikuese, kapin me forcë një qytetar dhe e fusin në furgon

Protesta në Tiranë ka njohur përshkallëzim të tensioneve gjatë natës, ndërsa policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë të rinjtë pjesëmarrës.

Në orët e mbrëmjes janë raportuar disa arrestime. Veçanërisht shqetësues është fakti se individë të veshur civilë, pa shenja të dukshme identifikimi apo uniforma policie, po ndalojnë qytetarë në rrugët kryesore të Tiranës dhe po i marrin me forcë.

Ne pamjet duken tre ose katër persona me veshje civile teksa tërheqin me forcë një qytetar dhe e fusin në një furgon.

Ky zhvillim po nxit frikë tek qytetarët për sigurinë e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe