Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar pas përplasjeve mes studentëve dhe policisë gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Përmes një mesazhi video nga protesta, Qori kritikoi qeverinë, duke e akuzuar se u ka mohuar të rinjve mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri dhe se po u përgjigjet me dhunë kërkesave të tyre.
“Kjo palo qeveri – që i ka lënë të rinjtë pa të ardhme, që i përzë nga vendi si të ishim në gjendje lufte – ka edhe paturpësinë që t’i rrahë studentët”, u shpreh ai.
Qori u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen studentëve në protestën kundër qeverisë, duke e cilësuar momentin si një pikë vendimtare për reagimin qytetar.
“I gjithë populli shqiptar duhet të ngrihet në këmbë bashkë me studentët. O sot, o kurrë! Mor po sot!”, deklaroi kreu i Lëvizj
es Bashkë.

