Celibashi diskuton me partitë votimin elektronik në 2027, PD kundërshton zgjerimin e tij

Publikuar me datë:

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka mbledhur përfaqësues të forcave politike në një takim konsultativ, duke vënë në qendër të diskutimit mundësinë e zgjerimit të përdorimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Prezent në këtë takim ishin përfaqësues nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Fryma e Re Demokratike, lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Partia Agrare Ambientaliste si dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit politikë paraqitën pikëpamjet e tyre rreth mundësisë për një shtrirje më të gjerë të teknologjisë së votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike deklaroi kundërshtimin e partisë së tij ndaj zgjerimit të këtij sistemi, duke mos e mbështetur aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Ndërsa përfaqësuesit e tjerë të partive të pranishme dhanë mbështetjen e tyre për këtë proces dhe propozuan që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohet ose në disa bashki, ose të shtrihet në të gjithë territorin shqiptar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se po analizon me kujdes propozimet e dorëzuara nga partitë politike, së bashku me faktorët teknikë të lidhur me implementimin e teknologjisë së re në procesin zgjedhor.

Kjo analizë pritet t’i paraprijë vendimit për mënyrën e përfshirjes së teknologjisë në zgjedhjet lokale të vitit 2027.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related