Skandali i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas marrjes në pyetje për më shumë se 3 orë

Publikuar me datë:

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlnda Karcanaj, u rikthye në prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokatja e saj, për të dhënë shpjegime për aferën që ka shpërthyer në institucionin që dikur drejtonte, brenda të cilit dyshohet se ka vepruar një grup i strukturuar kriminal.

Gruaja e cila po hetohet për korrupsion, shkelje barazie në tendera dhe grup kriminal, qëndroi për më shumë se 3 orë e 20 minuta përballë Prokurorëve të Posaçme dhe u pyet lidhur me tenderat e zhvilluar gjatë kohës që ajo drejtonte institucionin e AKSHI-t.

SPAK thotë se nga hetimet e kryera brenda AKSHIt vepronte një grup kriminal që drejtohej nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët kërcënonin rivalët në garë që të hiqnin dorë nga tenderat dhe milionat përfitoheshin prej tyre. Nën hetim janë disa biznesmenë, si dhe Karcanaj e ish-zëvendësja e saj Hava Delibashi. Ndërkohë nën dyshimet se ndihmonte Ergys Agasin në arrati dhe nxjerrje të sekretit shtetëror është vënë nën arrest shtëpia dhe ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit...

‘Pse na mësoni të ikim!’ Studentët rikthehen tek MAS, grafite në mur

Studentët janë rikthyer para minsitrisë së Arsimit ku po...

Humbi zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA pas largimit nga vendi

Senatori brazilian Flavio Bolsonaro mbërriti në Miami të mërkurën,...