Shpërthim në një supertanker nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u godit nga mina detare

Publikuar me datë:

Një supertanker që mbante naftë bruto dyshohet se është goditur nga një minë detare në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një shpërthim të madh. Lajmi u konfirmua nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) nëpërmjet një deklarate të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.

Sipas autoriteteve iraniane, supertankerit po tentonte të largohej nga Ngushtica e Hormuzit përgjatë një rruge të cilën Teherani e konsideron të paautorizuar për kalim.

IRGC pretendojnë se gjatë kësaj përpjekjeje, anija kishte çaktivizuar sistemet e saj të navigimit dhe të pozicionimit, teksa lundronte në këtë zonë të rëndësishme detare.

Irani, në deklaratën e lëshuar, paralajmëroi për masa të rënda ndaj çdo anijeje që, sipas tij, shkel rregullat e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

“Një zjarr i tmerrshëm është rezultati përfundimtar për çdo tanker që shkel rregullat dhe përpiqet të injorojë sigurinë dhe rregulloret e Ngushticës së Hormuzit”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet iraniane e lidhin shpërthimin me kontaktin e anijes me një minë detare, por deri tani nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi emrin e supertankerit, flamurin nën të cilin lundron apo numrin e ekuipazhit të tij.

Nuk raportohet për të lënduar apo viktima, dhe ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi përmasat e dëmeve të shkaktuara nga incidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related