New York/ Agjentët e ICE qëllojnë për vdekje një burrë në makinë, ngjarja ndodh para syve të fëmijës 5-vjeçar

Publikuar me datë:

Një incident në lagjen Marble Hill të Nju-Jorkut ku agjentët federalë të emigracionit qëlluan dhe plagosën një burrë brenda automjetit të tij – me një fëmijë të pranishëm – ka ngritur shqetësime të reja lidhur me operacionet e zbatimit të ligjit nën administratën e Presidentit republikan Donald Trump. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Policisë së Nju-Jorkut dhe dëshmitarëve, ngjarja ndodhi të enjten.

Të dhënat tregojnë se me rikthimin e Trumpit në detyrë, agjentët e imigracionit në Shtetet e Bashkuara kanë qëlluar të paktën 21 persona, shtatë prej të cilëve kanë humbur jetën, duke nxitur reagime dhe protesta në shumë qytete të vendit.

Kundërshtarë të administratës pretendojnë se shtimi i dëbimeve të urdhëruara nga Trump ka rezultuar në rritje të ndërhyrjeve të dhunshme dhe vënë në dukje mungesën e transparencës për vendosjen e përgjegjësisë ndaj agjentëve të përfshirë në këto incidente.

Presidenti Trump ka shprehur vazhdimisht qëndrimin se një numër i madh emigrantësh duhet të dëbohen nga vendi dhe i ka cilësuar shpesh si përgjegjës për mashtrime financiare dhe krime të dhunshme.

“Raportet fillestare tregojnë se agjentët rrethuan (burrin) dhe një fëmijë 5-vjeçar në makinën e tij, përpara se të qëllonin disa herë,” tha në një deklaratë Zohran Mamdani, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut.

Gjatë një konference të mbajtur në mbrëmje, Mamdani rrëfeu: “Kam folur në telefon me Presidentin Trump dhe Sekretarin (e Sigurisë së Brendshme) Mullin, duke negociuar lirimin e burrit që u qëllua nga agjentët e ICE-s. Ato negociata nuk patën sukses.” Ai theksoi se kishte kërkuar ndërprerjen e operacioneve të zbatimit të ligjit të ICE në qytetin e Nju-Jorkut.

“Këto veprime po e bëjnë qytetin më pak të sigurt,” tha Mamdani.

Ai shtoi më tej: “Ky qytet e do ICE-n jashtë. Ne duam që ICE të largohet nga qyteti ynë, nga shkollat ​​tona, nga spitalet tona, nga rrugët tona dhe të qëndrojë larg fëmijëve tanë.”

Kryetari i bashkisë bëri të ditur se fëmija në automjet nuk ka marrë lëndime fizike. Komisionerja e Policisë së Nju-Jorkut, Jessica Tisch, informoi se pas një kontrolli, fëmija iu dorëzua një të afërmi dhe është nën kujdesin e tij.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), që ka në varësi Agjencinë Federale të Emigracionit (ICE), oficerët ishin duke realizuar një “operacion të synuar zbatimi të ligjit” në Bronx të Nju-Jorkut, me qëllim arrestimin e një shtetasi nga Republika Dominikane me një dënim të mëparshëm penal.

Personi, që është identifikuar si 28 vjeç, ka qenë i arrestuar dy herë më parë në qytetin e Nju-Jorkut, në vitet 2023 dhe 2025, sipas komisioneres Tisch.

“Gjatë incidentit, një oficer i ICE-s qëlloi me armë dhe imigranti i paligjshëm me precedentë penalë mbeti i plagosur,” tha DHS, duke theksuar se agjentët ofruan ndihmë të shpejtë.

“Individi është gjallë dhe ndodhet në një spital lokal.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Këmbimi valutor 24 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...