Tragjedi në Kosovë/ Dy viktima nga të shtënat me armë, i dyshuari dorëzohet në polici

Publikuar me datë:

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.

Policia njoftoi se një burrë rreth të tridhjetave u gjet i pajetë brenda një automjeti në vendin ku ndodhi krimi. Po ashtu, një grua e po asaj moshe u transportua në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete.

Një person tjetër u plagos nga të shtënat dhe u dërgua për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Autoritetet policore deklaruan se ekziston dyshimi për lidhje familjare mes të dyshuarit dhe viktimave, por motivi i saktë nuk është zbuluar ende.

Pas të shtënave, i dyshuari u paraqit pranë autoriteteve, ndërsa policia sekuestroi armën që besohet se u përdor gjatë incidentit.

Hetimet rreth shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende në proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]