Deputetja Xhenis Çela ka reaguar pas miratimit të reformës territoriale në Kuvend, duke e cilësuar këtë vendim si një moment që rrit përgjegjësinë e mazhorancës përpara qytetarëve.
“ Nga sot përgjegjësia jonë bëhet më e madhe”, shprehet Çela, duke komentuar votën pro reformës.
Ndryshimet territoriale u miratuan me 85 votat e mazhorancës, pas një seance maratonë në Kuvend. Me ndarjen e re, numri i bashkive në Shqipëri do të reduktohet nga 61
në 46.

