Kaos në Afrikën e Jugut, përleshje të dhunshme dhe grabitje biznesesh

Publikuar me datë:

Protestat kundër emigrantëve në qytetet Durban dhe Soweto në Afrikën e Jugut janë shoqëruar me shpërthime të dhunës.

Në Durban, grupe protestuesish kanë kërkuar pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për azil pranë njërës prej qendrave të pritjes së refugjatëve.

Raportimet nga mediat vendase tregojnë se gjatë këtyre protestave, rreth dhjetë automjete janë përmbysur dhe janë djegur, ndërsa janë sulmuar dhe plaçkitur dyqane në pronësi të të huajve.

Atmosfera ka qenë e tensionuar edhe në Soweto, ku banorët vendas janë përfshirë në përplasje me pronarë të dyqaneve të huaj. Mediat lokale raportojnë gjithashtu për të shtëna armësh dhe automjete të shkatërruara nga flakët.

Protesta të ngjashme kundër të huajve janë regjistruar muajt e fundit në disa qytete të Afrikës së Jugut. Në disa raste, demonstratat janë kthyer në akte dhune, sulme fizike, vandalizëm dhe plaçkitje kundër komuniteteve të huaja.

Prej vitesh, Afrika e Jugut është përballur me tensione të theksuara rreth çështjes së emigracionit, ndërsa mijëra emigrantë afrikanë janë detyruar të largohen nga vendi pas valëve të dhunës dhe sulmeve të përsëritura ndaj të huajve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related