Gjithçka gati në “Loro Boriçi”, vajzat kuqezi përballen me Uellsin në sfidën historike

Publikuar me datë:

Ekipi kombëtar i vajzave ka përfunduar këtë pasdite përgatitjet e fundit në “Loro Boriçi”, ndërsa pritet të përballet me Uellsin në një sfidë të rëndësishme të raundit të parë të play-off-it për Botërorin 2027.

Formacioni kuqezi është gati për një nga takimet më të mëdha të historisë së futbollit të femrave në Shqipëri, me ekipin në gjendje shumë të mirë dhe pa mungesa përpara kësaj ndeshjeje vendimtare.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, skuadra ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke u përqendruar plotësisht te ndeshja e së nesërmes. Në kampin kuqezi mbizotëron një atmosferë mjaft pozitive, dhe të gjitha lojtaret janë të gatshme të japin maksimumin në fushë.

Përballja Shqipëri–Uells do të luhet nesër, më 9 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi”, me fillim në orën 18:00. Tifozët mund të ndjekin ndeshjen pa pagesë, pasi hyrja në stadium është falas.

Kombëtarja e vajzave kërkon mbështetjen e tifozëve në këtë sfidë të veçantë, ndaj të gjithë sportdashësit shkodranë dhe shqiptarë janë të ftuar të jenë të pranishëm në stadium për të motivuar ekipin kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related