Një aksident automobilistik ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Plukut, përgjatë baypass-it të autostradës në Lushnje.
Sipas informacioneve, një makinë tip Ford është përplasur fillimisht me murin e një subjekti biznesi, ka shkatërruar një shtyllë ndriçimi dhe pas disa rrotullimeve ka përfunduar e përmbysur në njërën anë të rrugës.
Ambulanca është paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka transportuar drejtuesin e automjetit në spitalin e Lushnjes, ku ai po trajtohet nga personeli mjekësor.
Forcat e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e ngjarjes dhe për të rregulluar qarkullimin, ndërkohë që policia shkencore po kryen ekzaminimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
Dyshimet e para flasin se shoferi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi kufirin e lejuar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një objekt pranë saj.

