Me thirrjen “Mos ma prekni Cemin”, banorët e Vuklit në Kelmend kanë protestuar këtë të enjte kundër projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve në zonë.
Projekti parashikon ndërtimin e tre HEC-eve përgjatë degës së Vuklit të lumit Cem: Kozhnje 1, Kozhnje 2 dhe Tamara. Banorët kundërshtojnë ndërhyrjen në lumin dhe zonën përreth, duke kërkuar që Cemi të mbetet i paprekur.

