Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të në banesë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.
Ndërkohë, autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe të dëmeve të shkaktuara.

