The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

Publikuar me datë:

Kreu i Bashkisë së Tiranës po administron qytetin përmes një avatar-i të inteligjencës artificiale, pavarësisht se ndodhet në paraburgim. Erion Veliaj, i cili vijon të jetë kryebashkiak i kryeqytetit, përballet me akuza për korrupsion si dhe krime financiare gjatë kohës që qëndron në qeli.

Të martën, një video e postuar në Instagram shfaqi një avatar të Veliajt të krijuar me ndihmën e IA-së, duke ju drejtuar publikisht qytetarëve. Në sfondin e flamurit shqiptar dhe atij të Bashkisë, u bë i ditur nisja e shpërndarjes së vakteve falas nëpër shkollat e Tiranës për të gjithë fëmijët.

“Kam marrë edhe një angazhim tjetër që nuk do ta harroj kurrë: ushqimin në shkolla”, tha kloni i IA-së i z. Veliaj. “Do ta mbaj këtë premtim edhe nga kjo qeli ku më kanë mbyllur.”

Veliaj, 46 vjeç, është arrestuar në shkurt të vitit 2025 nën dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe që nga fillimi i vitit 2025 qëndron i paraburgosur në Durrës. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të mbajë postin e kryetarit të bashkisë dhe është zotuar që të veprojë në këtë rol edhe nga qelia.

“Pengmarrja ime vazhdon prej 20 muajsh dhe mund t’ju përshëndes vetëm me inteligjencë artificiale”, tha avatari në video, e cila ishte e etiketuar si e gjeneruar nga IA. Tirana është nderi i jetës sime. Për ta shpaguar këtë nder, do të vazhdoj të punoj edhe nga qelia ku më kanë mbyllur. Së bashku e fituam betejën për shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Tiranës. Nuk do t’ia kisha dalë pa ju. Ndaj ju falënderoj me gjithë zemër dhe ju përqafoj me mall, ju dhe fëmijët tuaj të mrekullueshëm.”

Kjo video shënoi rastin e parë që Veliaj komunikoi me qytetarët nga paraburgimi. Pas arrestimit të tij, ishin thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme për nëntor 2025, por këto u anuluan pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se shkarkimi i Veliajt nuk mund të kryhej jashtë procedurave demokratike.

Në të kaluarën, Veliaj kishte deleguar përgjegjësi tek zëvendëskryetarja Anuela Ristani, por muajin e kaluar anuloi urdhrin e delegimit të kompetencave. Ai aktualisht përballet me 13 akuza të ndryshme dhe, sipas raporteve, ka refuzuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore të GJKKO-së (Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Kryebashkiaku ka qenë i njohur si një figurë në ngjitje brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë, si dhe një prej kandidatëve të mundshëm për të pasuar kryeministrin Edi Rama.

Përdorimi i inteligjencës artificiale nga politikanë të paraburgosur nuk është i paprecedentë. Në vitin 2023, Imran Khan, ish-udhëheqësi i Pakistanit, përdori një deepfake të gjeneruar nga IA për të pasur një paraqitje gjatë fushatës zgjedhore. Po ashtu, në korrik, një avatar i IA-së i Jair Bolsonaro, ish-presidentit të Brazilit, u shfaq në hapjen e fushatës presidenciale të djalit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zekthi kritikon Kurtin: “Po shkul timonin e autobusit”, Kosova duhet të qeveriset me model

Pedagogu Fitim Zekthi ka analizuar zhvillimet e fundit politike...

Lamtumira e Messit sjell edhe një moment viral, reagimi i vajzës ndaj të dashurit bëhet hit në rrjet

Gjatë mbrëmjes së fundit kur Lionel Messi veshi fanellën e Argjentinës në Buenos Aires, vëmendjen e publikut nuk e tërhoqi vetëm loja në fushë, por edhe një episod i pazakontë mes tifozëve në tribuna. Ndërsa rreth 85 mijë spektatorë brohorisnin për Messin dhe festonin triumfin 3-0 kundër Beninit, kamerat u ndalën për disa çaste mbi […]

Zjarr në një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është...