Gjatë mbrëmjes së fundit kur Lionel Messi veshi fanellën e Argjentinës në Buenos Aires, vëmendjen e publikut nuk e tërhoqi vetëm loja në fushë, por edhe një episod i pazakontë mes tifozëve në tribuna.
Ndërsa rreth 85 mijë spektatorë brohorisnin për Messin dhe festonin triumfin 3-0 kundër Beninit, kamerat u ndalën për disa çaste mbi një çift të ri në tribuna. I riu u përpoq të vendoste krahun rreth vajzës, por ajo reagoi duke e shtyrë dorën e tij dhe më pas, me qetësi, vazhdoi bisedën me të.
Kjo skenë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime argëtuese nga tifozët. Shumë prej tyre e krahasuan situatën me momentin e njohur të “kiss cam” gjatë një koncerti të Coldplay, duke e shoqëruar me komente plot humor.

