Vllaznia e basketbollit gati për sezonin, Llazani: Kemi punuar intensivisht

Publikuar me datë:

Kuqeblutë presin Elbasanin të premten, ndërsa synojnë ta nisin kampionatin me fitore

Vllaznia e basketbollit për meshkuj po i jep dorën e fundit përgatitjeve për nisjen e kampionatit të ri. Përballë kuqebluve në ndeshjen hapëse do të jetë Elbasani, në një sfidë që do të luhet të premten në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.

Trajneri Eni Llazani e pranon se ndërtimi i skuadrës ka përfunduar më vonë nga sa ishte planifikuar, çka ka bërë që ritmi i përgatitjeve të jetë përshpejtuar sidomos gjatë ditëve të fundit.

Për sezonin e ri, Vllaznia ka bërë disa ndryshime në përbërje, mes të cilave edhe afrimi i katër basketbollistëve amerikanë. Llazani vlerëson punën e bërë deri tani, por thekson se për të synuar objektivat e klubit nevojitet edhe një mbështetje më e madhe financiare.

Mes përforcimeve të kësaj merkatoje është edhe Elian Memçaj, i cili i bashkohet Vllaznisë pas eksperiencës te Teuta. Basketbollisti shkodran e ka të qartë objektivin e parë, përballjen me Elbasanin, por shpreson që kontributi i tij të ndihmojë skuadrën të luftojë për trofe gjatë sezonit.

Me një grup të rindërtuar dhe me kohë të kufizuar në dispozicion për përgatitjet, kuqeblutë synojnë ta nisin kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vllaznia-Elbasani luhet të premten në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasja me protestuesit, deputeti i PS: E kuptoj arsyen e indinjatës

Deputeti i Partisë Socialiste, Adi Qose, ka komentuar përplasjen...

2 të vdekur/ Sulm me dronë në Detin e Zi, fundoset anija turke

Një anije mallrash në pronësi turke, që transportonte drithë nga Ukraina drejt Italisë, është goditur me dron dhe më pas është fundosur, pasi u përfshi nga flakët. Dy marinarë humbën jetën, 11 u shpëtuan, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur. Anija “Royad Mammadov”, me flamur të Saint Kitts dhe Nevis, ishte nisur vetëm tri […]

Kryepeshkopi Joani në Francë, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Patriarkanës Ekumenike

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani,...