Ra nga skela, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë

Publikuar me datë:

53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur gjithashtu si Arben Kapetani, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës pas një aksidenti të rëndë në punë. Kapetani ishte lindur dhe banues prej vitesh në Sarandë.

Aksidenti ndodhi mesditën e 29 shtatorit, kur Kapetani ra nga një skelë gjatë kryerjes së punimeve për lyerjen e fasadës së një banese në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Pas rrëzimit, ai u transportua me helikopter në spital në gjendje kome.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, plagët e marra kanë rezultuar fatale dhe ai nuk arriti t’i mbijetojë dëmtimeve të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 të vdekur/ Sulm me dronë në Detin e Zi, fundoset anija turke

Një anije mallrash në pronësi turke, që transportonte drithë nga Ukraina drejt Italisë, është goditur me dron dhe më pas është fundosur, pasi u përfshi nga flakët. Dy marinarë humbën jetën, 11 u shpëtuan, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur. Anija “Royad Mammadov”, me flamur të Saint Kitts dhe Nevis, ishte nisur vetëm tri […]

Kryepeshkopi Joani në Francë, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Patriarkanës Ekumenike

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani,...

Të mërkurën BE pritet të vendosë sanksione të reja të rëndësishme ndaj Rusisë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian pritet të miratojnë të mërkurën rreth 1,650 emërtime të reja në kuadër të sanksioneve të unionit ndaj Rusisë, duke e kthyer këtë paketë në zgjerimin më të madh të listës që nga fillimi i agresionit të plotë rus në Ukrainë në vitin 2022. Sipas burimeve, pjesa më e madhe e emërtimeve […]