Flet për herë të parë Monika Lubonja: Nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, i jam drejtuar drejtësisë

Publikuar me datë:

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar pas publikimit në rrjet të disa videove intime, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për realizimin e xhirimeve dhe se privatësia e saj është shkelur nga një person të cilit i ka besuar një pjesë të jetës.

Monika Lubonja thekson se nuk ndjen turp për dashurinë që ka ofruar, por ndihet e zhgënjyer nga fakti që besimi i saj u kthye në mjet kundër saj. Aktorja kërkon respektimin e privatësisë dhe shmangien e spekulimeve rreth situatës, ndërsa sqaron se ka vendosur t’i drejtohet instancave ligjore për këtë rast.

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhëne. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.

Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.

I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e
vërteta do flasë.

Ajo përmbyll reagimin e saj duke shtuar: “Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemrën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kryepeshkopi Joani në Francë, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Patriarkanës Ekumenike

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani,...

Të mërkurën BE pritet të vendosë sanksione të reja të rëndësishme ndaj Rusisë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian pritet të miratojnë të mërkurën rreth 1,650 emërtime të reja në kuadër të sanksioneve të unionit ndaj Rusisë, duke e kthyer këtë paketë në zgjerimin më të madh të listës që nga fillimi i agresionit të plotë rus në Ukrainë në vitin 2022. Sipas burimeve, pjesa më e madhe e emërtimeve […]

Korsitë e biçikletave në Shkodër, të rrezikuara nga motorët dhe monopatinat

Çiklistët kërkojnë respektimin e hapësirave të dedikuara dhe më...