Anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër nga radhët e PD-së, Eljona Shkreli, ka reaguar me tone ironike ndaj kryebashkiakut Benet Beci, duke e akuzuar se një vit më parë nuk u takoi banorët të cilëve iu shembën banesat dhe bizneset, ndërsa sot ulet me ta për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
Në një status në rrjetet sociale, Shkreli shkruan se Beci “vjet as nuk u duk kund me i taku banorët që u shembi pa pikë mëshire, tanë mundin e djersën”, ndërsa sot, sipas saj, “ulet kambëkryq me kja’ hallet me ta”.
“Çfarë paradoksi Benetian… ‘Kjaje Zot t’keqen’ – të vjen me thanë në këtë rast!”, përfundon Shkreli reagimin e saj.
Statusi:
Vjet i shembi banesa e biznese, sot i thrret në ‘kuvend të burrave’…
Vjet as nuk u duk kund me i taku banorët që u shembi pa pikë mëshirë, tanë mundin e djersën, sot ulet kambëkryq me kja’ hallet me ta!
Çfarë paradoksi Benetian….
“Kjaje Zot t’keqen”- të vjen me thanë në këtë rast!!!

